Saturday, April 6, 2024
AktualeKulturëLajme

Malik Halçe “Pianisti ri”

pianisti ri 2Pas katër ditëve të garave të 83 pianistëve të rinjë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Turqia, të martën pasdite  në Gjakovë ra perdja e festivalit të shtatë me radhë Pianisti i Ri. Solemniteti i ndarjes së çmimeve u bë në orët e pasdites ku për sukseset e arritura që iu kanë mundësuar pianistëve të rinj të shkojnë në festival ndërkombëtar të pianistëve u shpërblyen Irmak Kersen, Fortesa Jusufi dhe Anila Aliu.

Ndërsa çmimi Fahri Beqiri i takoi pianistes turke Ilaida Karsidag. . Beqiri është themelues I këtij manifestimi dhe duke ndarë këtë çmim ka thënë se ky festival po rritet nga vitit në vit dhe po bëhet një hallkë e depërtimit të talenteve shqiptarë bnë skenat ndërkombëtare. Ai ka lavdëruar punën e ekipit nga Turqia që me një përkushtim të veçantë po merr pjesë në Festivalin Pianisti ri.

Çmimi kryesor Pianisti i Ri iu nda 19 vjeçarit nga Prizreni Malik Halçe. Ai është student I vitit të tretë në Akademinë e Arteve të Bukura në Stamboll. Duke marrë çmimin ai në skenën e Shkollës së Muzikës Prenk Jakova në Gjakovë, ku u mbajt për herë të shtatë Festivali Pianisti ri, ekzekutoi në piano një pjesë nga krijimtaria e Cesk Zadesë, për çka mori duartrokitje nga juria dhe publiku.

“Jam i lumtur qe fitova këte çmim ne nje manifestim kaq pretigjioz” tha Halçe.

Juria e Festivalit në përbërje Heribert Koch nga Gjermania, Danica Stojanova nga Maqedonia dhe Genc Tukiqi nga Franca ka ndarë edhe çmimet tjera speciale për të inkurajuar talentet e rinj.

CMIMET SPECIALE TË KONKUKRSIT PIANISTIK 21-24 QERSHOR -GJAKOVË.
1.MALIK HALCE-          CMIMI PIANISTI I RI /DAM FESTIVAL /FILHARMONIA E KOSOVËS!
2.ANILA ALIU –            CMIMI PER PJESËMARRJE NË LITHUANI .
3.FORTESA JUSUFI –    PJESËMARRJE NE FESTIVALIN ”REMUSICA”
4.IRMAK KESEN –         CMIMI /PJESËMARRJE NË ”CHOPIN PIANO FEST PRISHTINA”.
5.ILAYDA KARSIDAG –  CMIMI ”FAHRI BEQIRI”

CMIMET SPECIALE TË JURISË !
CMIM INKURAJUES –ENIDA KAVAJA NGA KRYETARI I JURISË HERIBERT KOCH
JONA LLONCARI – CMIM INKURAJUES NGA ANËTARJA I JURISË DANICA STOJANOVA
CMIMI INKURAJUES NGA ANËTARI I JURISË GENC TUKICI – NIKOL TUKAJ