Thursday, March 21, 2024
Lajme

Manifestim unik I shpërblimit të gjimnazistëve shembullor

gjimnazistet me diplomaEdhepse mësimi I regullt në këtë vit shkollor ka përfunduar, gjimnazi Hajdar Dushi  të enjten ka gumëshi nga nxënës, mësimdhënës, prindër e mysafir të tjerë që kishin ardhë në manifestim nderimi për 80 maturantë të kësaj vatre arsimore, të cilët për katër vite shkollore kanë arritur sukses shembullorë në mësime dhe në aktivitete tjera edukativo-mësimore. Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe Kryetarja e Komunës Mimoza Kusari-Lila, drejtoresha e Arsimit Diana Qarkaxhija, si dhe arsimtar e familjarë të nxënësve maturantë të kësaj gjenerate 2014-2015.
E para e Gjakovës Kusari-Lia, ka shprehur urimin më të thellë për suksesin e këtyre maturanteve, duke shtuar se “Maturantët e kësaj gjenerate të cilët arritën këtë sukses kaq të lartë mësimorë, janë shpresë e një të ardhme të favorshme për Komunën e Gjakovës, e cila përherë ka nxjerrë kuadro të larmishme që kanë ndikuar në zhvillimin e përgjithshëm të komunës dhe më gjerë”. Një urim të të veqant për këtë gjeneratë e ka dhënë edhe Drejtori i Gjimnazit “Hajdar Dushi”, Bedri Cahani.
gjimnazistet me torteiplomaNë fund të këtij manifestimi, janë shpërndarë edhe mirënjohjet për 80 maturantët e kësaj shkolle.