Marrëveshje për projektin madhor të ujërave të zeza
Së shpejti nisë realizimi i projektit madhor për komunën e Gjakovës që ka të bëjë me eliminimin e ujerave te zeza dhe ndërtimin e impiantit . Në kuadër të Bashkëpunimit Financiar Gjerman me Republikën e Kosovës dhe në pajtueshmëri me Marrëveshjen Financiare të lidhur mes Republikës së Kosovës, KfW, Sekretariatit Zviceran të Shtetit për Çështje Ekonomike-SECO dhe KRU Radoniqi, dje pasdite është nënshkruar Marrëveshja për ndërtimin e këtij impianti. Nënshkrimin e kësaj marrëveshje e bënë përfaqësuesit zviceran, ata gjerman me kryetaren e komunës Mimoza Kusari Lila dhe kryeshefi Ekzekutiv i Radonqit, Ismet Ahmeti.
Kjo marrëveshje mundëson financimin e projektit kapital për komunën tonë që është, eliminimi i ujërave të zeza dhe atmosferike duke përmirësuar infrastrukturën ekzistuese si dhe duke ndërtuar impiantin e trajtimit të ujërave të zeza.
Ky projekt kap shumën totale prej 16.8 milion € dhe bashkë-financohet nga KfW me 6 milion €, SECO 7,6 milion dhe komuna e Gjakovës me 3.2 milion euro.