Masa ndëshkuese 5 deri në 100 euro për hedhjen e mbeturinave vend e pavend

gjakova e paster 3Me temperaturat e larta mbeturinat nëpër rrugë kanosin shëndetin dhe I prishin imazhin qytetit. Ka disa muaj që me aktivitete vetdijësuese komuna ka tentuar të ngrisë vetëdijen e qytetarëve që qytetarët të mos hedhin mbeturina në lumin Krena dhe lumenjtë tjerë, sikurse edhe jashtë kontejnerëve duke krijuar deponi të egra. Pas kësaj faze duket se ka ardhë faza ndëshkuese.

Siç njofton zyra për informim e Kuvendit të komunës , për të parandaluar këtë dukuri shëmtuese, komuna e Gjakovës nga dita e enjte /22 maj2014/ me qëllim të ndalimit të hedhjeve të mbeturinave pa kriter, Komuna e Gjakovës do të vendosë shenjat e ndalimit të hedhjes së mbeturinave. Një gjë e tillë ndalohet edhe sipas Ligjit mbi mbeturinat (Nr. 04/L-060) si dhe Rregullores Komunale për Menaxhim të Mbeturinave.

“Me këtë rast kujtojmë Nenin 74 sipas të cilit me gjobë në vlerë prej pesë (5) deri në njëqind (100) euro, dënohet për kundërvajtje çdo individ për veprimet me mbeturina që shkaktojnë ndotjen e mjedisit dhe dëmtojnë shëndetin e njeriut”, thuhet në njoftimin e zyrës së informimit.

Mbetet të shohim efektet e para të këtij vendimi./gjakovapress info/