Masat e reja anticovid-Hiqet ora policore, gastronomia me orar të plotë
Qeveria e Kosovës ka miratuar të martën masat e reja kundër koronavirusit.
Ndër ndryshimet kryesore është heqja e kufizimit të lëvizjes.
Deri tash ora policore ka qenë në periudhën kohore 00:00-05:00. Pas rënies së rasteve të reja me COVID-19, kjo masë u pa si e panevojshme.
Prej datës 7 mars do të lejohet veprimtaria e klubeve të natës dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, dasmave e ahengjeve familjare deri në 50 për qind të kapaciteteve.
Gastronomisë i lejohet puna me orar të plotë, me obligimin që të kontrollohet dëshmia e vaksinimit.
Mbetet i ndaluar shfrytëzimi i transportit publik pa maskë.
Vendimi i plotë hyn në fuqi nga sot.
Ditëve të fundit, në Kosovë ka rënë numri i rasteve me COVID-19. Aktualisht në vend janë 1696 raste aktive me COVID-19.