Masat e reja, nga 4 Maj nisin lehtësimet
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media tha se para 15 ditëve kanë prezantuar masat e reja.
“Masat ishin më të rënda sepse situata ishte rënduar. Por situata u përmirësua. Për herë të parë për 3 ditë radhazi numri i të shëruarve kalon atë të infektuarve. Sot jemi në gjendje t’i lehtësojmë disa masa”, tha Vitia.
Vitia tha se po punohet vazhdimisht deri të përfundojë pandemia.
“Me ardhjen e pranverës dhe ngrohjen e motit u shliruam dhe neglizhuam fuqinë e virusit, prandaj patëm rritje të numrit të të infektuarve. Jemi në një situatë ku na lejohet kufizimi i masave, por assesi të neglizhojmë rrezikshmërinë”, tha Vitia. Vitia prezantoi edhe masat e reja:
Hapja e kufizimit të lëvizjes do të jetë në 3 faza
FAZA 1 – 4 maj deri 18 maj
Ndërtimtaria dhe patundshmëria
Tregtia e automjeteve, pjesërisht
Tregtia me pakicës, pjesërisht
Riparimi i artikujve personal dhe i orendive
Zyrat e konsulencës
FAZA 2 18 maj – 2 qershor
Tregtia me pakicë
Dentistët dhe fizioterapeutët
Floktarët dhe sallonet e ondulimit
Tregu i gjelbër
Gastronomia
Transporti hekurudhor
Transporti urban dhe ndërurban
Qendrat e thirrjeve
FAZA 3 – 2 qershor – deri në vendimin e radhës
Transporti urban dhe ndërurban
Taksitë
Gastronomia
Provimet në Arsimin e Lartë, Testi i Maturës dhe Arritshmërisë
Hapja e kinemave
Hapja e teatrove
Hapja selektive e aktiviteteve sportive
Lirohen masat po varësisht nga rekomandimet e IKSHPK-së
Kalimi nga faza e parë në të dytën, varet nga ne
“Nëse nuk kemi rritje të rasteve dhe respektojmë udhëzimet shëndetësore, atëherë ecim përpara”, tha ai.
Vitia shtoi se përkundër progresit, virusi nuk është zhdukur.
“Ai do të vazhdojë të jetë në mesin tonë. Nuk do të kemi më situatë normale. Ky s’do të jetë vit norma”, tha Vitia.