Tuesday, April 2, 2024
Lajme

Masat ndaj koronavirusit,  ulen aksidentet e trafikut

Kosovarët po i zbatojnë masat e qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit, duke qëndruar në shtëpi e duke dal më pak jashtë. Si rrjedhojë, kjo ka rezultuar pozitive edhe në aspektin e aksidenteve dhe gjobave në trafik.  Në rrugët e Gjakovës, Rahovecit dhe Malishevës gjatë 24 orëve ka ngjarë vetëm një aksident dhe ai në rrugët e Malisheves,  që ka përfunduar  vetëm me dëme materiale. Policia e trafikut në Drejtorinë rajonale në Gjakovë ka shqiptuar vetëm 11 tiketa për shoferët që nuk i kanë respektuar rregullat e trafikut. Ndryshe  Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në tërë territorin e vendit kanë ndodhur vetëm  16 aksidente, ndërkaq që pesë prej tyre kanë qenë me të lënduar.

Po ashtu, janë shqiptuar 136 gjoba në trafik, teksa në raste normale ky numër zakonisht shkon mbi 1 mijë e 500.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *