Wednesday, June 5, 2024
Aktuale

Matematicientët e suksesshëm gjakovarë

Katër nxënës të shkollave të Gjakovës, janë kualifikuar për testin seleksionues të matematikes dhe janë në garë për të fituar të drejtën për të marrë pjesë në gara me karakter ndërkombëtarë.  Ky sukses i nxënësve  gjakovarë është mësuar pas publikimit të rezultateve përfundimtare nga Olimpiada Matematike e Kosovës, që është mbajtur në dhjetor.  Diella Kamishi nga klasa e 8 e shkollës “Yll Morina”, Melisa Zeqa  nga klasa e  11 e  Gjimnazit “Hajdar Dushi” dhe Gresa Cermjani klasa e 12 nga Kolegji “Mehmet Akif”,  janë në garë  me nxënëse tjera  që janë kualifikuar  për testin selektues  që mbahet pas dy jave. Më të mirët do të përfaqësojnë Kosovën në  Olimpiadën e 13-të Evropiane të Matematikës për Vajza, e cila do të mbahet në qytetin Tskaltubo, në Gjeorgji, në muajin prill. Po ashtu nxënësi Ari Juniku i klasës së 9-të, të shkollës “ Yll Morina” është kualifikuar për testin selektues, për të siguruar një vend për të përfaqësuar vendin, në  Olimpiadën e 65-të Matematike Ndërkombëtare, e cila do të mbahet në muajin korrik, në Bath, në Mbretërinë e Bashkuar.

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës, ka njoftuar se  testi kualifikues për vajza  mbahet më 20 janar, ndërsa ai i djemve në muajin mars. Ndryshe në Olimpiadën e Matematikës shkollat e Gjakovës i kanë përfaqësuar edhe nxënësit Tiana Lila, Eldin Haxhikadrija, Leon Hasi, Rreze Bytyqi, Bulza Zhaveli, Toska Nagavci, Liburn Beqa, Fidan Markaj, Nezir Shala, Monika Nue e Orion Shtrezi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *