Tuesday, September 3, 2024
AktualeKulturë

Mbahet festivali i artit skenik “Fëmijët në skenë”

femijet ne skeneTalentët e vegjël të shkollave tona fillore të martën  kanë dëshmuar aftësitë e veta për artin skenik. Organizimi i festivalit tradicional  “Fëmijët në skenë” nga ana e Teatrit Amator “Emin Duraku” ka bërë që sot në skenën e pallatit të kulturës Asim Vokshi të prezentohen rreth 100 aktorë të vegjël në realizimin e tetë shfaqjeve teatrore.

Kështu shkolla fillore “Emin Duraku” u prezantua me shfaqjen “Grindja” përgatitur nga nëxënësit e klasës e pesta-tre,  nën përkujdesjen e mësueses Mimoza Naka. Janë prezantuar edhe dy shfaqje të shkollës fillore “Zikirja Rexha” , e para “Hileqari” përgatitur nga nxënësit e klasës e katërta-gjashtë me regjinë e mësueses Besa Byci dhe “Lakmia” e inskenuar nga nxënësit e klases e pesta-gjashtë me regji të Fatushe Cahanit. Klasa e katërta-tre e shkollës fillore Selman Riza nën përkujdesjen e mësueses Nizafete Hasi sot u prezantua me dramën “Vëlla e motër”. Edhe shkolla fillore “Fehmi Agani” u prezantua me dy shfaqje. “Borëbardha me 7 shkurtabiqa” me mësuesen Pranvera Ballata dhe nxënësit e  klasës e dyta-një, dhe shfaqjen “Kush e prishi librin” me nxënësit e klasës e treta-një dhe mësuesen Vjosa Olloni.  Adhuruesi e artit skenik, nxënës, prindër e mëimdhënës që kishin ardhë për ta ndjekur festivalin, janë kënaqur edhe me lojën e fëmijëve të shkollës “Yll Morina” të cilët janë prezantuar me shfaqjen “Dhurata më e cmuar” e inskenuar nga nxënësit e klasës e treta-tre me mësuesn Dhurata Nixha.

Festivalin “Fëmijët në skenë” e kanë përmbyll nxcënësit e klasës e pesta-katër me mësuesen Venera Caka të cilët u prezantuan me shafqjen për fëmijë “Ka edhe më keq”.

Marrë në tërsi, festivali i sivjetëm “Fëmijët në skenë “ ishte mjaftë i sukseshëm,  sepse edhe një herë tregojë se fëmijët e donë artin skenik dhe se mes tyre qysh tash  mundë ti shifen artistët e ardhëshëm të skenës gjakovare.(gjakovapress.info)