Sunday, April 28, 2024
Gjakova Presss

MBANI MEND KËTË EMËR- TROJA BICURRI !

Të rralla janë ato moshatare të saja që me aq dashuri interpreton këngë të bukura që jemi mësuar ti dëgjojmë nga këngëtarë të popullarizuar. Ajo ka nisur me këngë në festivale për fëmijë dhe si njëmbëdhjetë vjeçare ka arritur që të prezantohet me koncert solistik.  Talentja e muzikës, këngëtarja dhe interpretja në kitarë, Troja Bicurri   mbajti koncert debutues solistik. Troja interpretoi 15 këngë të popullarizuara të muzikës argëtuese dhe ishte e shoqëruar  nga instrumentistët Akea Bicurri, Ulind Komoni, Fitim Sahatqija dhe Bekim Këpuska. Koncerti u mirëprit nga të pranishmit ndërkohë që ishte planifikuar të mbahej në parkun Ali Podrimja, porse për shkak të reshjeve të shiut kaloi në skenën e Shkollës së muzikës Prenk Jakova. 

Pas koncertit Troja u ndje e lumtur nga duartrokitjet që mori dhe që koncerti i shkoi ashtu siç priste.

Koncerti i parë i realizuar me shumë sukses , ajo që më bënë të motivohem më shumë është përkrahja që morra nga ju të cilët mbushët sallën dhe më shtuat një energji pozitive , një shtesë për të vazhduar ëndrrën time!  Faleminderit gjithë secilit që ishit prezent, faleminderit sponzoreve që ndihmuan në realizimin e koncertit tim të parë”, ka thënë Troja.

Instrumentisti dhe këngëtari i njohur Bekim Kepuska, menaxher i Trojes në rrugëtimin e saj muzikor ka thënë se një rrugë suksesi e pret këtë vogëlushe me zë të kristaltë.

Troja është nxënëse e shkëlqyeshme. Sapo e ka përfunduar shkollimin pesëvjeçar në shkollën Kelmend Rizvanolli. Tash del në klasën e gjashtë në Shkollën Mazllom Këpuska por krahas mësimit ajo ka një pasion të madh për këngën. Në Festivalet e muzikës për fëmijë ka shkëlqyer dhe ka bërë me dije se nuk do ti ndahet muzikës. Këngët e  muzikës për fëmijë tash i ka zëvendësuar me këngë të muzikës botërore duke admiruar rokun.   Shoqet dhe shokët e klasës gjithmonë e kanë mbështetur Trojen në rrugëtimin e saj si interprete…. gjerësisht në numrin 164 Gjakovapress-online

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *