Saturday, August 31, 2024
AktualeKulturëLajme

Më 16 Shkurt në Gjakovë programe të Shumta nga gjakovarët e Shkupit

sofraVazhdojnë bashkëpunimet e dy shoqatave, asaj të intelektualëve Jakova të Gjakovës dhe “Sofrës gjakovare” të Shkupit. Ky bashkëpunim do të qojë deri tek nënshkrimi i aktit të binjakëzimit që pritet të bëhet më 16 shkurt 2014 me rastin e 6 Vjetori të Pavarësisë së Kosovës. Kështu u tha në takimin që u mbajt në Gjakovë e ku ishin drejtuesit e ‘Sofres…’ së Shkupit me Baki Maliqin në krye. Në takimin që patën me drejtorin e Kulturës Meriton Ferizi u tha se me 16 shkurt gjatë tërë ditës do të ketë veprimtari kulturore e sportive nga shoqata e gjakovarëve të Shkupit. Do të hapet një ekspozitë e pikturave, do ë zhvillohet një ndeshje futbolli dhe në mbrëmje do të shfaqet një koncert.

Në të ardhmen si u tha, janë planifikuar një varg veprimtarish tematike, shkencore, kulturore e sportive, ndërkohë që këto bashkëpunime I ka mbështetur edhe kryetarja e komunës Mimoza Kusari Lila e cila pati një takim të shkurtër me mysafirët nga Shkupi.