Me 7 e 8 Mars Turneu nderkombëtar Shqiponja 2000
Me 7 dhe 8 Mars në Gjakovë do të mbahet turneu tradicional ndërkombëtar në hendbollin për femra Shqiponja 2000. Është njëri ndër klubet më të suksesshme kosovare në hendbollin pë femra , KH Shqiponja që festën e mësuesit dhe të gruas e kremton me një veprimtari sportive të karakterit ndërkombëtarë.
Në këtë turne do të marrin pjesë ekipet Niki Sport nga Bullgaria, Nikshiq nga Mali Zi, Metalurgu nga Maqedonia dhe Shqiponja si nikoqire. Hapja e turneut që do të mbahet në pallatin e Sporteve Shani Nushi do të bëhet të mërkurën prej orës 15.