Tuesday, November 5, 2024
Sporti

Më në fund tri pikë të Vëllaznimit në stadiumin e Gjakovës

Më në fund, futbollistët e Vëllaznimit arritën që në Gjakovë të marrin fitoren e plotë në lojë me një kundërshtar me futbollistë cilësor, KF Suhareka. Golashënues i vetëm në takimin e sotëm ishte Gentrit Bislimi në minutën e 67-të që solli gëzim të madh tek tifozeria.

Suksesi i skuadrës “kuq e zi” erdhi në pjesëlojën e dytë kur skuadra, me ndryshimet në përbërje, pati një paraqitje krejtësisht tjetër nga e para ku pos golit krijoj një varg rastesh të volitshme.

Kryetrajneri i ri i Vëllaznimit , Ardian Mema erdhi me “këmbë të mbarë” në Gjakovë dhe me synimin që skuadrën ta mbajë në mesin e tabelës.

“Kemi vetëm katwr ditë stërvitje dhe ne do të punojmë më shumë për ndeshjet e ardhshme” ka thënë pas ndeshjes Mema.

Javën e ardhshme Vëllaznimi përseri në teren të vet e prêt Dinamon e Ferizajit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *