Tuesday, April 2, 2024
AktualeKulturë

Më në fund vjen një premierë, ‘Budallai’ në Teatrin e Gjakovës

teatriKa kohë që adhuruesit e artit skenik presin premierën  e radhës në skenën e Gjakovës. Që nga fundi i muajit mars kur u shfaq premiera e parë “Pjata prej druri”, nuk ka pasur shfaqje të re. Më në fund punët kanë filluar. Janë vështirësit financiare ato që këtë shtëpi teatrore e kanë nxjerrë para shumë sfidave ndërsa adhuruesit e artit skenik i kanë lënë vazhdimisht në pritje.

Ansambli i Teatrit Profesionist në Gjakovë, ka filluar të merkuren  përgaditjët për inskenimin e premierës së dytë për këte vit. Bëhët fjalë për dramën “Budallai” të autorit Lari Shue, rexhinë e të cilës do ta bënë rexhisorja Zana Hoxha-Krasniqi, skenografinë dhe kostumet Petrit Bakalli,  ndërkaq në rolet kryesore paraqitën Bujar Ahmeti, Myrvete Kurtishi, Edmond Hafizademi, Ahmet Bakia, Yllka Lota, Daniela Markaj e të tjerë.

Ndryshe, “ Budallai” është një komedi e lehtë e bazuar në një dramë për jetën e Ëilliam dhe Tanzi Boyd dhe tregon se si një akt i thjeshtë i mirësisë mund t’i shkatërroj jetërat e tyre.

Premiera e komedisë “Budallai” të autorit Lari Shue, në intepretim të Teatrit Profesionist në Gjakovë, pritet kah mesi i muajit të ardhëshëm.