Friday, November 17, 2023
Lajme

Me sukses perfundon turneu i hendbollit për Brazil 2015

hendboll 1

Janë zhviluar edhe ndeshjet e dites së tretë të garave kualifikuese . Kosova është mposhtur edhe nga Mali i Zi në kuadër të turneut kualifikues të grupit të pestë, në rrugën për të marrë pjesë në kampionatin botëror në hendboll, që mbahet në Brazil gjatë verës. Kësaj radhe ka qenë e rëndësishme pjesemarrja dhe organizimi sa më I mirë I këtij turneu.

Pas humbjes nga Zvicra dhe Bjellorusia, përfaqësuesja U21 e Kosovës në hendboll është mposhtur nga shteti fqinj me rezultat 26 me 22.

Ky takim nuk ishte i rëndësishëm për asnjërën përfaqësuese për shkak se të dyja kishin nga dy humbje dhe nuk mund të siguronin biletën për Botërorin U21.

Nga ky grup në kampionatin botëror, që do të mbahet në Brazil gjatë verës, është kualifikuar Bjellorusia pas fitores  ndaj Zvicrës.