Mimoza permbylli fushaten

AKR fushataNë tubimin përmbyllës të AKR-së në Gjakovë, i cili është mbajtur ne Pallatin e Sporteve të premten në mbrëmje, kandidatja e këtij subjekti për kryetare Mimoza Kusari – Lila, tha se do të jetë ajo që pas 3 nëntorit do ta udhëheqë këtë komunë drejt zhvillimit dhe prosperitetit dhe se do të jetë e para kryetare komune femër në Kosovë.

Ajo është shprehur e bindur në fitoren e saj ndërsa ka garantuar se pasi të ndodhë kjo Gjakova shumë shpejtë do të ecën drejtë pozitivitetit.

“Me 4 nëntor fillon një jetë e re për Gjakovën dhe të gjithë do të jemi pjesë e këtij ndryshimi. Në natën mes 3 e 4 nëntorit do të festohet në gjithë komunën. Do të festohet në bllok të ri, në mahallë të Gecës, në Dushkajë, në Rekë të keqe, në Rekë të mirë, në Çarshi të vjetër, në Has, në secilën shtëpi të gjakvoarëve e në secilin cep të komunës së Gjakovës. Gjakova është një dhe e pandarë. Nuk ka qenë Gjakova kurrë e ndarë. Politika e keqe e ka ndarë Gjakovën. Sot, ndjenja e shpresës ka triumfuar mbi depresionin. Ju bashkëqytetar të mi keni treguar se jeni liridashës dhe atdhedashës”, ka vazhduar ajo.

AKR fushata 1I bindur në fitoren e Mimozës është shprehur Presidenti i AKR-së Behgjet Pacolli.
” Gjakova, zonjë e rëndë e Kosovës. Dhe ne kemi propozuar një zonjë të rëndë të politikës Mimoza Kusari Lila, për ta drejtuar. Kosova po bëhet shtet i vërtetë. Shtetet e vërteta kanë disa qendra urbane të rëndësishme, industriale, kulturore, universitare. Gjakova është njëra nga qendrat urbane. Dikush tha se Mimoza ka frikë për të kandiduar për Kryetare mirëpo ju doli e kundërta, Mimoza është e fuqishme është krenare dhe ajo është këtu për ju dhe  do të punojë për ju edhe AKR-ja është e juaja dhe do të punoj për ju”, ju ka thënë  të  pranishmëve Pacolli.  .