Tuesday, November 5, 2024
AktualeLajme

Mimoza sfidon edhe një herë Palin për kryetar komune

mimoza_617059Zgjedhjet lokale në Gjakovë më 3 nentor, duket se do të jenë tejet interesante. Aleanca Kosova e Re ka nominuar të marten, Mimoza Kusari-Lilan, kandidate për kryetare të Gjakovës. Kjo u bë e ditur gjatë një vizite të delegacionit të AKR-së në këtë qytet, të cilët thanë se kanë platformë për ta përmirësuar jetën e gjakovarëve.

“Kam pranuar të kandidoj për kryetare të Gjakovës, që ta udhëheqë këtë komunë në mandatin e ardhshëm katër vjeqar, gjegjësisht ta finalizojmë fitoren e mbetur përgjysëm në vitin 2009”, ka thënë ajo gjatë prezentimit të kandidaturës për kryetare të Gjakovës.

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli tha  se kjo parti është dëshmuar edhe në të kaluarën se din të punojë për interesat kombëtare dhe se edhe për Gjakovën kanë platformë me anë të së cilës do të përmirësojnë jetën e qytetarëve.

Kandidatja e AKR-së për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka shprehur bindjen e saj se do të udhëheqë me këtë qytet për katër vjetet e ardhshme.

Aktualisht AAK ka kandidatin e vet të nominuar kohë me pare, dr. Pal Leken, kryetarin e tashem te komunes,  LDK-ja, dr.Luan Golen, Lëvizja Vetvendsoje edhepse ende nuk e ka zyrtarizuar vendimin, ka Arberie Nagavcin e se shpejti pritet qe kete ta bejne edhe subjektet tjera politike qe garojne per zgjedhjet e sivjeme.