Thursday, April 11, 2024
AktualeSporti

Mimoza të dielen në stadium për tifo Vëllaznimit

 kuqezinjt e jakovesTë dielen hapet stinoi pranveror i Ligës së Parë Futbollistike të Kosovës ku bënë pjesë edhe Vëllaznimi. Skuadra kuq e zi në hapje të stinorit do ta ketë një tifoze të zjarrtë të saj, kryetaren e komunës Mimoza Kusari Lila e cila do të mbështesë në mënyrë sportive futbollistët në ndeshen me istogun.

‘Do  të shkojë me kënaqësi në stadium për t’ju dhënë mbështetje futbollistëve të Vëllaznimit.  Vetëm fitorja vjen në shprehje, sepse duhet bërë hapa të sigurtë drejtë superligës. Atje e ka vendin Vëllaznimi!’ ka deklaruar Kusari Lila.