Ministri Gashi: Janë ndarë 600 mijë Euro për shtratin e Krenes

krena endotur Në  takimin që pati të enjten pasdite ministri i Ambientit Dardan Gashi me kryetaren e komunës Mimoza Kusari Lila u tha se Ministria i ka ndarë mjetet për ndërtimin edhe të 600 metrave të shtratit të lumit Krena, dhe se do të vazhdohet së vepruari dhe deri në vitin e ardhshëm shtrati i këtij lumi do të ndërtohet. Ministri Dardan Gashi ka thënë se janë të gatshëm të bashkëpunojmë me Komunën e Gjakovës  për implementimin e vendimit kundër eksploatimit të shtretërve të lumenjve në Gjakovë, çka këtë bashkëpunim e ka refuzuar dhe nuk e ka dëshiruar qeveria e shkuar lokale,   dhe si institucion  nuk e ka zbatuar vendimin për ndalesën e eksploatimin të rërës në shtretërit e lumenjve në Gjakovë. Ministri Gashi, ka njoftuar se në vitin e ardhshëm për Gjakovën është planifikuar implementimi i projektit për ngritjen e impiantit të ujërave të zeza në vlerë prej 16 milion euro dhe njiherit ka shprehur gatishmërinë që Komunës së Gjakovës ti ofrohet asistenca për veprim, qoftë në mbrojtjen e ambientit, qoftë në  ndalimin e ndërtimeve pa leje dhe të mbrojtës së zonave të caktuara. Ministri Dardan Gashi, gjithashtu në këtë takim ka njoftuar se tani degradimi i ambientit  nuk ndëshkohet me masën e dënimit me të holla porse është vepër penale.