Miqësore: Vëllaznimi- Dukagjini 1:0
Të mërkurën pasdite në stadiumin e qytetit në Gjakovë është zhvilluar ndeshja e katërtë miqësore në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin e ri të Ligës së parë futbolliostike të Kosovës në mes të Vëllaznimit dhe Dukagjinit të Klinës që ka përfunduar me fitoren e kuqezinjve 1:0. Goli u shënua në minutën e fundit të ndeshjes pas një aksioni që u kurorëzua nga Albutrint Morina.
Mysafirët dëshmuan se kanë një ekip solide dhe të rrezikshme në repartin sulmues, ndërsa Vëllaznimi edhe këtë radhë nuk arrinte ti konkretizonte rastet e shumta .
Nga katër ndeshje të zhvilluara në këtë fazë përgatitore, Vëllaznimi dy i ka fituar me Hajvalinë dhe Dukagjinin dhe në dy të tjera barazoi me Prishtinën dhe Lirinë e Prizrenit.