Mirëmbahet parku kryesor

Parku kryesor ajriParku kryesor i qytetit që është pasqyrë e pastërtisë së gjithë qytetit,  kohëve të fundit po mirëmbahet si asnjëherë më parë. Punëtorë të Ndërmarrjes Publike Çabrati në vazhdimësi po kujdesen për mirëmbajtjen e gjelbërimit dhe të pastërtisë. Fëmijë, të rinj e pensionistë,  që pjesën më të madhe të ditës e kalojnë në ambientet e parkut,  kanë fjalë të mira për gjendjen aktuale të parkut, por kërkojnë që brenda parkut të vendosen edhe shporta tjera për hedhjen e mbeturinave.

Fillimisht parkut kryesor një kohë të gjatë i kanosej rreziku I humbjes së gjelbërimit nga pamundësia e ujitjes dhe thatësia e madhe e veç kësaj kishte periudha kur mbeturinat kaplonin qendrën e qytetit. Tash gjërat kanë ndryshuar në saje të punës së palodhshme që çdo ditë po e bëjnë punëtorët e parkut. Mirëpo këtë përkujdesje padyshim se duhet pasur edhe qytetarët duke mos hedhur mbeturina vend e pa vend.

Një pjesë problematike e pastërtisë se  parkut kryesor  ka mbetur këndi i lojërave për fëmijë, për shkak të sipërfaqeve të mbuluara me tepihë sintetik. Ka propozime që ky park të zhvendoset prapa Bibliotekës së qytetit, ku po rregullohet sipërfaqe e madhe  gjelbërimi me shtigje të shëtisë.