Miss-et e botes në Gjakovë

Vashat pjesëmarrëse të garës së bukurisë “Miss Freedom of the World 2013” të martën ishin mysafire të qytetit të Gjakovës. Ato me këtë rast vizituan Kuvendin komunal të Gjakovës ku kryetari komunës pal lekaj u urojë mirëseardhje dhe u dëshirojë suksese në këtë garë,që sic tha ai, promovon miqësinë, lirinë, paqen në botë.

“Miss Freedom of the Ëorld 2013” e organizuar nga shoqata e manekinëve “Freedom” nga Prizreni, në krye me Shpejtim Zenelin, me pjesëmarrjen e më se 30 shteteve të botës, do të mbahet më 24 qershor të këtij muaji në hotel “Luxor Palace” në Prizren.

Me rastin e qëndrimit në Kosovë 30 miset e shteteve të ndryshme të botës, si: Shqipëria, Sllovenia, Bullgaria, Turqia, Ukraina, Kanadaja, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Rusia, Britania e Madhe, Koreja, Afrika, Maqedonia, Holanda, Rumania, Greqia etj, janë duke vizituar shumë vende të Kosovës.