Mjekët e Gjakovës ftohen në takim për mobilizim ndaj Corona Virusit
Me qëllim të ngritjes së nivelit të bashkëpunimit dhe mobilizimit për mbrojtjen e qytetarëve nga Corona Virusi komuna e Gjakovës, ka ftuar në një takim të përbashkët të gjithë mjekët e sektorit publik dhe privat, të të gjitha niveleve dhe fushave shëndetësore, pa përjashtim, që veprojnë në territorin e komunës së Gjakovës.
Ky takim do të mbahet nesër( e premte), me fillim prej orës 12:00, në sallën e Kuvendit Komunal të Gjakovës, në objektin e ish – Bankosit.
Kryetari i komunës së Gjakovës Ardian Gjini, lutë të gjithë mjekët që ta pranojnë këtë ftesë dhe të marrin pjesë në takim, pasi kontributi sado i vogël i secilit prej tyre është një ndihmë e madhe në përballen e përgjithshme me pandeminë globale të COVID-19