Wednesday, January 1, 2025
Gjakova Presss

Mos pini duhan- hani banane!!!

Tregu i këtyre ditëve është i pazakontë, siç është jeta e pazakontë me këtë pandeminë Covid 19. Një kilogram molla në tregun tonë kushton sa dy kilogram banane! Sot në treg, çmimi i një kg. Mollë sillet prej 1.30 euro deri ne 1.69 euro, ndërsa një kg banane, në oferta të qendrave tregtare po kushtojnë nga 0.80 deri në 1.19 euro!!. Mollët prodhohen në Kosovë e bananet vijnë nga kënde të ndryshme të botës. Kjo anomali çmimesh na bënë të mendojmë se si është e mundur një gjë e tillë? Kjo na bënë ta ndryshojmë moton: Mos pini duhan-hani molla. Tash më mirë është të themi: Hani banane gadi dyfish më lirë se mollët!

Kosova  ka kushte të favorshme për pemëtari. Gjakova dikur ishte qendër e njohur e kultivimit të mollëve me qindra hektarë mollë dhe furnizuese , jo vetëm e tregut të Kosovës, por edhe tregut të madh të asaj kohe, nga vitet e 80. Para dyqaneve të KBI Ereniku mollët shiteshin me thasë me çmime krejt të lira. Vitin e kaluar kemi pasë mollë me bollëk , sa që prodhuesit në mungesë të kapaciteteve të ruajtjes në frigorifer,  i shitnin fabrikave përpunuese me nga 15 e 20 cent!!!

Sot, ja çfarë gjendje kemi ardhë. I kemi lënë pemishtet shkretë, nuk kemi kapacitete të ruajtjes, prandaj  i  konsumojmë me çmime më të larta mollët e importit nga Italia, Greqia, Turqia…, duke pas ma llogari ti konsumojmë  bananet nga Afrika.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *