Mposhtet Mitrovica, në finale të Kupës Liburni- Feniksi
Klubi i Futsalit Liburni e mposhti në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në Futsal Mitrovicën me rezultat të thellë 7-0 (pjesa e parë 1-0). Ndeshja u zhvillua të enjten në mbrëmje në palestrën sportive Ereniku në Junik. Edhe pse në mungesë të lojtarit më të mirë në Kosovë Ramadan Alaj i cili ishte i lënduar, Liburni zhvilloi një ndeshje mjaft të bukur dhe me raste të shumta shënimi. Lojtari më i dalluar ishte Ideal Brovina i cili realizoj 3 gola, pastaj Arbër Dobroshi me 2 gola dhe nga një gol shënuan edhe Shkodran Loshaj dhe i riu Vullnet Doli. Gjithashtu në nivel ishte edhe portieri Alfred Prenqi i cili nuk lejoj të preket porta asnjëherë, ku gjatë dy takimeve ka pranuar vetëm një gol ,pastaj edhe lojtarët e rinj e ardhmja e Liburnit si Mala, Xhoka, Doli dhe Krasniqi dhanë një performancë të bukur në fitoren e thellë të Liburnit.
Liburni në Finalen e madhe të Kupës do të takohet me Feniksin nga Drenasi. Finalja është paraparë të zhvillohet për nder të Përvjetori të 6 të Pavarësisë së Kosovës (17 Shkurt),por ka mundësi të shtyhet për një datë tjetër meqë Feniksi do të udhëton për një turnir në Çeki.