Thursday, April 25, 2024
AktualeKulturëLajme

Mrika e Gjakovës e dyta në garën e Parisit

Ditë më parë, konkretisht me 25 dhe 26 Maj, në Paris u mbajt finalja e madhe e garës seleksionuese të interpretimit të veprave të kompozitorëve botëror në piano , në të cilën Mrika Sefa, nga Gjakova,  në muajin shkurt fitoi vendin e parë dhe u zgjodh në mesin e finalisteve. Tashmë rrethi ishte mjaft i ngushtë, ishin gjithsejtë 8 pianiste nga vende të ndryshme të botes. Mrika, e cila figuronte si pianiste nga Kosova në listën e kandidateve fitoi vendin e dytë, duke luajtur vepra te ndryshme nga kompozitorë të shumë epokave: Bach, Beethoven, Chopin, Mendelssohn, Debussy, Takemitsu, etj.

“ Faza seleksionuese e garës “Concours Musical de France” është mbajtur në Francë, Shtetet e Bashkuara te Amerikes, Latvi, Japoni, Spanjë, Belgjikë, Portugali, Ukrainë, Poloni e në shumë vende të tjera, ku gjithsejtë garuan me qindra pianiste. Juria nuk ka mbetur e njëjta gjithmonë. Presidentja e jurisë, pianistja e njohur franceze Znj. Ginette Gaubert, e cila e organizon ketë garë që nga viti 1979, ka ftuar pianiste të ndryshëm nga vende të ndryshme në jurinë për natën finale të garës.  Ishte data 25 Maj, në sallën Bry sur Marne në Paris ishin 8 pianistë të cilët ishin përzgjedhur si finaliste. Në mesin e tyre 2 vinin nga Japonia, 3 nga Franca, një nga Polonia, një nga Ukraina si dhe unë, që  edhepse studioj në Zvicer figuronte se vija nga  Kosova, “deklaroi Mrika.