Wednesday, April 3, 2024
Lajme

Muaji i shenjtë i Ramazanit, flet Dr. Valon Myrta

Sonte është Natë e madhe – Nata e Ramazanit që edhe praktikisht besimtarët myslimanë nisin fillimin e muajit të madhëruar të Ramazanit. Besimtarët myslimanë në mbarë boten nisin të agjërojnë, duke u përmbajtur nga konsumimi i ushqimit dhe pijet. Miliona myslimane e nisin agjërimin me ritualet e faljes, nëpër ambijentet e veta, për shkak të masave kundër korona virusit. Në kalendarin islamik muaji i Ramazanit është muaji më i mirë i vitit, në të cilin veprat vlerësohen shumëfish dhe shpërblehen. Ramazani quhet muaji i meshires, por edhe i ngritjes shpirterore dhe intelektuale. Për rëndësinë e këtij muaji, dr. Valon Myrta, kryetar i këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, sot foli për dëgjuesit e Radio Gjakovës.

“Si çdo herë edhe tash do të vazhdoj të manifestohet me agjërim. Kjo është pjesa më obligative e këtij muaji,   gjithashtu edhe pjesa solidare,  që është ndihma për të tjerët. Këto nuk do të ndërpriten. Do të jenë madje edhe më aktive. Ai që do të ndërpritet tash për shkak të rrethanave të pandemisë është namazi i natës,  namazi i teravive,  i organizuar në xhami. Andaj edhe nuk mundemi,  me keqardhje,  që në këtë muaj ti kryejmë detyrat e pëlqyeshme të namazit të natës në xhamit tona. Mirëpo është rast i mirë që gjithë ne së bashku,  me familjarët tonë,  të jemi në vatrat tona,  të kryejmë edhe lutjet,  por edhe të jemi më solidar me të tjerët që janë me nevojë”, ka thënë Myrta.

Kryetari Bashkësisë Islame të Gjakovës, dr. Valon Myrta, në natën e Muajit të shenjtë të Ramazanit, dha edhe mesazhin e tij:

Meqenëse Ramazani  është muaj i përzemërsisë uroj që të jetë rast i mirë për të gjithë ne,  që të ofrohemi më tepër kah Zoti,  me punë të mira dhe të jemi më pranë zemrës së njëri tjetrit me solidaritet. Duke gërshetuar në këtë mënyrë ibadetin virtual me lutje dhe ibadetin social me mirësjellje dhe vënie në ndihmë. Ju paçim me shëndet të gjithë qytetarët po shpresoj dhe lutemi që kjo gjendje të kaloj me pasoja sa më të lehta dhe sa më shpejtë, ” ka qenë urimi për Ramazan i dr. Valon Myrta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *