Tuesday, April 2, 2024
Gjakova PresssKulturë

Muzicientët gjakovarë në Francë

pellumb VulaPas një turneje në Francë, të një numri  instrumentistësh nga Shkolla e mesme e Muzikës “Prenk Jakova” në Gjakovë, te henen, në një konferencë për media, është bërë fjalë për prezantimin e suksesshëm të tyre në turneun e sapo-përfunduar. Udhëheqësi i këtij grupi, Pëllumb Vula, profesor i klarinetës në Shkollën e Muzikës, pasi ka veçuar rëndësinë e performimit të instrumentistëve gjakovar në shtetin e kulturës në Francë, ka thënë se prezantimi i tyre, bashk me profesor të solo-këndimit nga jashtë, është bërë përmes grupeve të vogla kamertale.

Ndryshe, sukesi I tyre, ka bërë që sërish vitin e ardhshëm, të ftohën për të marrë pjesë në Festivalin, që mbahet në qytetin Dizhon të Francës.