Tuesday, December 31, 2024
Lajme

Ndërrimi i gypave të rrjetit të ujësjellësit

Në vazhdën e realizimit projekteve si bashkëfinancim me Komunën e Gjakovës po vazhdojnë punimet në realizimin e projektit – “Ndërrimi i gypave të rrjetit të ujësjellësit, nga AC në PE, nga “Emin Duraku” deri në fshatin Osek Hyl -Gjakovë”

Gjatësia e gypit kryesor furnizues DN 315m/10bar është L=2100m, ndërsa me gjatësinë e gypave sekondar totali arrin në 6.670m.

Punimet e ekzekutimit të gypit të ri kanë përfunduar, tashmë jemi në procesin e kyçjeve individuale nga gypi i vjetër në gypin e ri.

Sipas marrëveshjes në realizimin e këtij projekti KRU “Gjakova” do të participojë me 51% ndërsa Komuna e Gjakovës me 49%, projekti në total përfshinë vlerën 326,575.74€.

KRU “Gjakova”, mbetet e përkushtuar në realizimin e synimeve të saja, në zgjerimin dhe përmirësimin e zonës së furnizimit me ujë cilësorë si dhe shërbime efikase për të gjithë konsumatorët e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *