Ndërron jetë veterani i futbollit Fatmir Morina
Ka ndërruar jetë në moshën 68 vjeçare, veterani i futbollit gjakovar Fatmir Morina. Për shumë dekada Fatmir Morina kontribuoi fillimisht si futbollist i klubit të futbollit Gjakova por edhe si kryetar shumë i suksesshëm i këtij klubi. Morina në periudhat më të vështira të sportit gjakovarë dha kontributin e tij për ngritjen e futbollit e ringjalljen e klubit duke mos kursyer asnjëherë veten. Ai tërë jetën ia kushtoi futbollit prandaj do të mbetet i paharruar për shumë breza lojtarësh, për afërsinë, kujdesin dhe virtytet e larta njerëzore.
Fatmir Morina u lind më 1947 në Gjakovë. Ka kryer shkollën e lartë komerciale në Pejë. Dikur lojtarë shumëvjeçar i KF Gjakova, e pas përfundimit karrierës si futbollist u muarr aktivisht me punë të ndryshme organizative në ndihmë të klubit. Në vitin 2004 u zgjodh kryetar i klubit.
Varrimi i të ndjerit Fatmir Morina bëhet më 21 Prill 2015.