Monday, April 1, 2024
AktualeLajmet e shpejta

Ndërtimi magjistrales Pejë-Gjakovë-Prizren nevojë e domosdoshme

leka-rugaKosova ka bërë hapa të mëdhenj në ndërtimin e rrugëve me standarde të larta duke lidh qytete e fshatra brenda shtetit por edhe rrugë moderne, siç është Rruga e Kombit që lidhë Kosovën me Shqipërinë. Por,  një pjesë e madhe e shtetit më të ri ka mbetur me rrugën e vjetër që lidhet gati gjysma e Kosovës. Fjala është për magjistralen Pejë- Gjakovë- Prizren e cila me atë infrastrukturë të viteve të pasluftës së dytë botërore, e pazgjeruar, ka ngelur edhe sot në vitin 2016! Kjo gjendje e rëndë e kësaj rruge shpesh ka qenë temë e debateve dhe kërkesave të qytetarëve të tria komunave, porse konkretisht ende nuk është ndërmarrë asgjë.

E nxitur nga kjo gjendje Shoqata e Intelektualëve “Jakova” në Gjakovë,  ka organizuar Tryezën Shkencore   me   temë   “Domosdoshmëria   dhe   arsyeshmëria   e   ndërtimit   të magjistrales   së   Dukagjinit   përkatësisht   të   rrugës   Pejë-Gjakovë-Prizren”.Diskutuesit gjatë këtij takimi kanë dhënë arsyeshmërinë për nevojën e ndërtimit tënjë rruge të re, pasi sipas tyre Gjakova ka mbetur e harruar sa i përket lidhjeve me qytetet tjera të Kosovës. Rruga aktuale sipas diskutuesve nuk plotëson kushtet ereja, prandaj domosdoshmërish duhet ndërtimi i një rruge të re në këtë anë që lidhë disa  qytete   të   Dukagjinit   dhe   Malësinë   e   Gjakovës.   Me  këtë   rast   do  të   nxiste zhvillimin ekonomik, por edhe do të përmirësonte sigurinë rrugore dhe do të ulët numri i aksidenteve, është thënë ndër të tjera në këtë tryezë.

Sipas profesor Jahja Kokaj, kjo rrugë ka mbetur si një fyt ku ngulfatet komunikacioni, i cili në shekullin21 është bazë e zhvillimit. Ai tha se lënja e pas dore e ndërtimit të kësaj rruge është diskriminim dhe një padrejtësi historike. Prandaj ai ka kërkuar që qeveria duhet të mendoj që kjo gjendje të ndryshoj. Ndërkohë, Lekë Sina ekspert i komunikacionit, duke u ndërlidhur në debat, tha se kjo rrugë tash për tash nuk ka kapacitete të mjaftueshme për të përballuar të gjithë ngarkesën ditore. Sipas tij qarkullimi mesatar ditore në këtë rrugë është 5 mijë e 200 automjete të të gjitha llojeve. Për këtë arsye sipas Sinës ky numër tejkalon kapacitetet e qarkullimit dhe si rezultat i saj, krijohen kolona të gjata dhe aksidente të shumta. Ai ka thënë se ndërtimi i një rruge të re do të nxisë përmirësim të jetesës së kësaj zone. 

Prezantimi  M.Eng. Lekë Sina

leke-sinaTransporti apo lëvizshmëria paraqet një aktivitet shumë të rëndësishëm për njerëzimin. Është shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik dhe është faktori kryesor i marrëdhënies hapësirë -kohë. Transporti krijon lidhje të çmuar në mes të vendbanimeve, rajoneve, popullsisë dhe ndikon drejtpërdrejtë në cilësinë e jetesës së tyre.

Profili tërthor: dy korsi, ku për secilin drejtim ka nga një korsi për lëvizje.

Rruga Rajonale R107 është rruga që lidh tre rajone: Pejë, Gjakovë dhe Prizren. Ka gjatësi: 72.1 km

QMVD – rreth 5.200 automjete Strukutra – AP, AK, AB, MÇ, Biçikleta dhe Këmbësor

PROBLEMET APO MANGËSITË E RRUGËS R107:

Mungesa e Kapacitetit

Kalon përmes Qyteteve, qyteza dhe vendbanimeve

Mirëmbajtja jo adekuate, sipërfaqja, sinjalistika

Ndërtimet përgjatë brezit mbrojtës të rrugës

Mungesa e korsive për automjetet bujqësore

Mungesa e Shtigjeve për biçikleta dhe motoçikleta

Mungesa e trotuareve

RËNDËSIA E NDËRTIMIT TË RRUGËS R107: 

Përfitues të drejtpërdrejtë Komuna e Pejës,

Deçanit, Junikut, Gjakovës, Rahovecit,

Malishevës, Prizrenit si dhe zona e Tropojës.

Nxit zhvillimin ekonomik dhe ulë emigrimin

Përmirëson sigurinë rrugore dhe ulë numrin e

aksidenteve

Ngritë nivelin e shërbimit dhe përmirëson

cilësinë e jetesës për banorët e kësaj zone.

(Gjakovapress Nr. 94)