Thursday, January 2, 2025
Aktuale

Ndriçimi publik i fshatrave

Ndriqimi publik

 

Investimet kapitale në Komunën e Gjakovës janë fokusuar kryesisht në rregullimin e rrugëve duke përfshi rehabilitimin, asfaltimin dhe pjesërisht ndriçimin e tyre. Drejtoria e Shërbimeve Publike është duke vazhduar me shtrirjen e ndriçimit publik në fshatra dhe si planifikim ka paraparë që brenda stinës pranverore të gjitha fshatrat e komunës të kenë ndriçim publik.

Në saje të projekteve të parapara dhe dinamikës së punës, së fundmi me ndriçim elektrik janë bërë fshatrat Lipovec dhe Stubëll, ndërkohë që po punohet në fshatrat Ponoshec, Berjahë dhe Nivokaz. Me përfundimin e punimeve në këto tri fshatra do të vazhdohet me ndriçim publik në fshatrat e tjera të Rekës së Keqe që më pas të vazhdohet në fshatrat tjera të komunës. Punimet është duke i kryer firma “Albi Ing” nga Prishtina, e cila ka kontratë vjetore me Drejtorinë e Shërbimeve Publike. .(z.v)