Monday, March 25, 2024
AktualeLajme

Në afatin e parë rexhistrohen shumica e nxënësve të shkollave të mesme

matura rezultatetDerisa pushimet verore po hyjnë në vlugun më të madh shkollarët,  që përfunduan shkollimin fillor I kanë përcaktuar tashmë dëshirat për shkollimin e mesëm. Qendrat e mesme shkollore kanë pranuar tashmë shumicen e nxënësve në afatin e parë.

Në vitin e ri shkollorë 2014/2015 në gjashtë Qendra të shkollimit të mesëm në Gjakovë do të hapen gjithsejtë 60 paralele me 1 mijë e 903 nxënës. Më së shumti nxënës do të regjistrohen në gjimnazin “Hajdar Dushi”, ku do të hapen 14 paralele të klasave të dhjeta në qytet dhe tri paralele tjera të ndara në fshatrat Ponoshec, Cermjan dhe Bishtazhin, me gjithsejtë 544 nxënës. Gjimnazi “Asllan Berisha” në Rogovë do të hap 4 paralele me 128 nxënës.

Në shkollat e mesme ekonomike “Kadri Kusari” dhe atë teknike “Nexhmedin Nixha” do të hapen nga 14 paralele në secilën me nga 448 nxënës. Ndërkaq, në shkollën e mesme të mjekësisë “Hysni Zajmi do të hapen 10 paralele me 320 nxënës. Shkolla e mesme e muzikës “Prenk Jakova” sivjet do të pranojë 15 nxënës në profile të ndryshme të muzikës. Në sektorin e arsimit në drejtorinë komunale për arsim, thonë se  përderisa numri i nxënësve të paraparë për regjistrim në vitin e ri shkollorë në gjimnaz tashmë është plotësuar, në të gjitha qendrat tjera të mesme shkollore ende ka vende të lira dhe ato pritet të plotësohen në afatin e dytë të regjistrimit  gjatë muajit Gusht.