Sunday, March 30, 2025
AktualeLajme

Në Çarshi të Vjetër panot reklamuese me kritere

Çarshia e Vjeter 2Në kompleksin e Çarshisë së Vjetër të Gjakovës,  që është gjallëruar me biznese të ndryshme, kryesisht hoteliere, pronarët duhet të kenë kujdes për panot reklamuese. Sipas vendimit të Bordit të  Drejtorëve të Komunës së Gjakovës dhe pas shqyrtimit të kërkesës së Drejtorisë për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Mjedisit, është miratuar vendimi sipas të cilit bëhet  unifikimi – standardizimi i panove reklamuese në lokalet e të gjitha bizneseve që veprojnë në “Çarshinë e Madhe”, sipas të dhënave vijuese: Panot reklamuese duhet të punohen në pllakë druri të kornizuar më vijë jo të rregullt të prerjes, me dimensione 100 x 40 x 2cm, ndërsa logoja duhet të shkruhet me ngjyrë të qëndrueshme të zezë.

Afati për paraqitjen e aplikimeve të bizneseve për panotë reklamuese është 30 ditë dhe fillon nga dt. 25.11.2014 deri me 25.12.2014.