Saturday, April 6, 2024
Të përgjithshme

Në Gjakovapress online 172: PSE PO VONOHET PROJEKTI I REVITALIZIMIT TË QENDRËS SË QYTETIT?

Qendra e qytetit të Gjakovës në të ardhmen do ta ketë një pamje të re. Mjetet janë siguruar nga Granti i përformances së mirë, mirëpo  punët kanë ngecur. Komuna e Gjakovës ka përfituar rreth 1 milion e  600 mijë euro dhe  ka vendosur  që këto  mjete ti shpenzoj në realizimin e dy projekteve të rëndësishme në  fushën e infrastrukturës. Njëra është në pjesën qendrore të qytetit,  ndërsa tjetra në periferi të qytetit, përkatësisht  ne zonën nga Ura e Tabakut deri tek Ura e Tahir Efendisë. 

Gjini: Nga rrethrrotullimi tek stacioni i autobusëve e deri tek semaforët, përfshirë parkun kryesor të qytetit, qendra e Gjakovës do të marrë pamje të bukur. Fillimi i punimeve është shtyer për shkak të procedurave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *