Saturday, February 3, 2024
Aktuale

Në Gjakovë 7 të infektuar dhe 24 të shëruar nga Covid 19

 Në 24 orët e fundit në komunën e Gjakovës janë regjistruar 7 raste të reja  me Covid 19. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur ne  2 mijë e 5 raste . Nga ky numër , të shëruar janë 1 mijë e 442. Vetëm gjatë 24 orëve të shkuara janë shëruar 24 pacientë të cilët i janë kthyer përditshmërisë dhe me këtë numri i tërësishëm i të shëruarve,  nga fillimi i pandemisë,  ka arritur në 1 mijë e 442 . Numri i personave që nuk i kanë mbijetuar virusit korona ka arritur në 94. Numri aktiv i personave me Covid 19 nga komuna e Gjakovës  është 469.

Në spitalin e Gjakovës, sipas raporti të sotem,   janë 57 pacient, 10 më pak se dje,  që po trajtohen për COVID-19. Prej tyre të konfirmuar pozitiv janë 35. Nga ky numër i të trajtuarve, 40  janë në oksigjeno terapi, ndërkaq gjendjen më të rënduar e kanë 4 pacientë që janë me CPAP maskë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *