Saturday, August 31, 2024
Lajme

Në Gjakovë 82.43 përqind e maturantëve e kaluan testin

Ministria e Arsimit ka publikuar rezultatet e Provimit  shtetërorë  të Maturës. Sipas të dhënave kalueshmëria në nivel vendi  është  78.4 përqind. Ndërkaq,  në komunën e Gjakovës, kalueshmëria është më e lartë se ne nivel qëndrorë, pasi 82.43 përqind e nxënësve kanë dalë me rezulatete pozitive. Nga shkollat publike, shkolla e muzikës, “Prenk Jakova”, ka pasur rezultat të 100 përqind.  Ndërsa  në gjimnazin  “Hajdar Dushi” përqindja e kalueshmërisë ka qenë 95. 11 përqind. Sipas të dhënave të Drejtorisë Komunale të Arsimit, nga 1 mijë e 190  maturantë sa i janë nënshtruar testit, vetëm 209 kanë qenë negativ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *