Saturday, February 3, 2024
Aktuale

Në Gjakovë dy objekte për 7 programe të Universitetit të Prishtinës

fakulteti-edukimit-gjakove

Në katër fakultetet e  Universitetit të Prishtinës  që veprojnë edhe në Gjakovë,  ecuritë e zhvillimit të procesit mësimor edhe në këtë vit akademik po zhvillohen me sukses, në saje të mobilizimit të stafit menagjues. Studimet zhvillohen në dy objekte ndërsa studentët vijojnë studimet, punën praktike dhe mbajnë provimet në  Fakultetin e Edukimit,  në dy programet: Arsimi fillor dhe ai parashkollor, pastaj në Fakultetin Filologjik nga dy drejtimet: Gjuhë dhe letërsi angleze dhe Gjuhë shqipe, në atë të Shkencave matematiko natyrore në drejtimin Kimi Arsimore si dhe në Fakultetin e Mjekësisë për degët Infermieri dhe Mami.

Prodekani i Fakultetit të edukimit në Gjakovë, profesor Kastriot Buza thekson se përkundër numrit të madh të studentëve në këto programe dhe hapësirave të vogla, procesi mësimor, puna praktike dhe mbajtja e provimeve është kryer me sukses.