Saturday, August 31, 2024
Lajme

Në Gjakovë më pak lindje në 2022

Numri i regjistrimit të sapolindurve  në komunën e Gjakovës gjatë vitit 2022 është më i vogël krahasuar me një vit më parë.   Sipas statistikave të regjistrimit të gjendjes civile,   në komunën e Gjakovës, gjatë vitit 2022 kanë lindur  rreth 400 foshnja më pak se  në vitin 2021.  Shefja e zyrës për regjistrim civil në komunën e Gjakovës, Teuta Vokshi tha se gjatë vitit të shkuar janë regjistruar 2 mijë e 460 lindje, përfshirë këtu   lindjet e rregullta dhe ato me vonesë dhe nga bota e jashtme.

Fëmiu i parë që ka lindur në këtë vit, pra 2023, në Spitalin e Gjakovës,  ka qenë vajzë dhe është me emrin Alea. Urojmë që ky vit të sjellë më shumë lindje.

Rritje të shifrave krahasuar me  vitin 2021, gjatë vitit të kaluar  janë regjistruar edhe tek kurorëzimet. Në vitin 2022 sipas statistikave janë regjistruar 1 mijë e 152 apo  9 kurorzime më shumë se në vitin 2021. Derisa te vdekjet shifrat tregojnë se gjatë vitit 2022 ka pasur më pak raste të vdekjeve krahasuar me vitin paraprak 2021 që ishte vit i pandemisë Covid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *