Friday, April 5, 2024
Lajme

Në Infektiven e Spitalit të Gjakovës, 12 të hospitalizuar

Në  komunën e Gjakovës vazhdon rritja e numrit të të infektuarve me Covid 19. Sipas raportit të mbrëmshëm të IKSHPK-së, vetëm nga komuna e Gjakovës ishte 1 rast,  duke e ngritur kështu numrin e pergjithshem  të infektuarve në Gjakovë në 61,  me një rast vdekje.

Në repartin e Infektives të Spitalit Isa Grezda, sipas drejtorit Hilmi Shala, sot janë të hospitalizuar 12 pacientë. Prej tyre 7 janë me Covid 19, 3 pacientë presin rezultatet e testimit, 2 pacientë presin që t‘iu merren mostrat ndërsa 4 pacientë janë me oksigjenoterapi. Drejtori Shala, ka thënë se personeli mjekësor i Spitalit,  po kujdeset vazhdimisht për trajtimin e tyre, ndërkohë që ka apeluar për kujdes të shtuar dhe respektim të masave kundër Covid 19.

Ndërkaq në Kosovë dje  janë regjistruar edhe 113 raste të reja me koronavirus derisa 67 pacientë janë shëruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *