Tuesday, April 2, 2024
Gjakova Presss

Në këtë numër të Gjakovapress, Anketa, ÇKA MENDOJNË GJAKOVARËT PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE?

Tashmë është e qartë se zbatimi i vendimit të Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën nuk do të shtyhet më larg se 1 janari i vitit 2024. Lëvizja e lirë, megjithatë, bart disa rregulla që duhen ndjekur nga secili udhëtar.

Por çka mendojnë qytetarët e Gjakovës për këtë vendim për liberalizimin e vizave.

Vahidja: Për Liberalizim të vizave të gjithë jemi gëzuar dhe është e mirëseardhur,  mezi e kemi pritur me vite të tana. Por të rinjtë tanë mendojnë se kur të shkojnë atje menjëherë pasurohen! Ajo nuk është realiteti. Atje duhet me punu shumë për me arrit diçka. 100% ma tepër se në Kosovë. Atë punë që e bëjnë fëmijët tanë atje, me e bë në Kosovë, shteti jonë 200 % kish me ndryshu. I kam fëmijët atje. Tri herë kam shku brenda vitit. I shohë se çka hjekin. E kam, vëllanë, motrën, djalin…Ata e kanë një jetë të kufizuar, vetëm punë shtëpi-punë shtëpi. E te ne plot kafiqat janë me të rinj e të reja. Nuk po di unë se çka po ndodhë me ta. E kanë mësu fjalën, veç dojin me dalë jashtë! Nuk është ajo rruga e duhur.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *