Saturday, December 28, 2024
Të përgjithshme

Në numrin më të ri Gjakovapress nr. 170 LEGJENDA E HUMORIT SEVDAI RADOGOSHI 50 VJET KARRIERË- DITËLINDJA E 65

Legjenda e humorit Sevdai Radogoshi më 26 Shkurt 2023,    para adhurueseve të humorit në Pallatin e Kultures Asim Vokshi  prezantoi  – Stand Up Comedy – “VESHA BUKURESHA” duke  festuar kështu   ditëlindjen e 65-të dhe 50 vjetorin e krijimtarisë në  skenën e humorit. Sevdai Radogoshi me qindra role, video projekte, prezantime gjithandej bote, tashmë është bërë mjeshtër i humorit , kësaj gjinie të vështirë krijuese. Rruga e tij e gjatë krijuese  e filluar nga viti 1973 e deri në ditët e sotme ishte një rrugë e vlerave të veçanta  që,  në kohë të mira e të liga e bëri popullin tonë që sëpaku shpirti ti qesh. Një pjesë e këtij rrugëtimi 5 dekadash me interpretimin e Sevdai Radogoshit,  u shfaq në skenën e pallatit të kulturës  duke u shoqërua me të qeshura të mëdha. Përmes kësaj paraqitje, Sevdaiu në stilin e tij prezantoi karrierën  nga fillimi me skeçet e para në aksionet e rinisë, audio dhe video kasetat e para, paraqitjet në Radio Gjakovë dhe në Televizionin e Prishtinës, pastaj në komeditë e shumta realizuar  me një grup të madh bashkëpunëtoresh deri në ditët e sotme.

 Stand Up Comedy – “VESHA BUKURESHA”  e ndoqën edhe mysafir të shumtë, mes të cilëve edhe humoristët e estradës së Shkodres, krijues e interpret të Estrades kosovare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *