Tuesday, December 31, 2024
AktualeLajme

Në Parkun qendror mbillen 1000 lule dhe dhjetëra drunjë dekorativ e pisha

Sot është Dita Botërore e Tokës e cila kudo shënohet me shtimin  sipërfaqeve të gjelbëruara dhe me një vetëdijesim për  kujdes më të madh për natyrën. 22 prilli  është një rast i mirë që në shumë mjedise të organizohen aksione rinore për të pastruar e  mbjellur drunj e lule në ambientet e shkollave, institucioneve të ndryshme, parqeve  e trotuareve.

Me organizim të Drejtorisë komunale për Shërbime Publike të Kuvendit Komunal të Gjakovës , në Parkun kryesor të qytetit,   cili po rinovohet me shtigje të reja, ulëse, kroje e ndriçim,  nxënësit e shkollës së mesme Hysni Zajmi mbollën mbi 1 mijë lule e drunje dekorativ.

Për veprimtaritë që kanë shënuar ditën botërore të tokës në komunën e Gjakovës, Fatmir Berisha, zëvendës drejtor i Drejtorisë së Shërbimeve Publike theksoi se pos qendrës së qytetit, drunë dekorativ janë mbjellë edhe në oborrin e shkollës fillore “Yll Morina”,dhe në shkollat në Molliq dhe Berjah.

Berisha ka kërkuar që krahas shtimit të sipërfaqeve të gjelbëruara të shtohet kujdesi për ruajtjen dhe mbrojtjen e sipërfaqeve të gjelbëruara.