Tuesday, November 5, 2024
Lajme

Në Spitalin e Gjakovës për një vit 2.281 operacione

Gjatë vitit 2019, në Spitalin e Përgjithshëm Isa Grezda  në Gjakovë  janë hospitalizuar 16,205 pacientë dhe janë kryer 2,281 operacione (802 operacione Kirurgjike, 351 operacione Ortopedike, 235 operacione Urologjike, 39 në ORL, 25 operacione Oftalmologjike dhe 829 operacione Gjinekologjike).

Në raportin vjetor theskohet se , sa i përket shërbimeve ambulantore – vizita mjekësore kanë qenë 112,279, shërbime në Ro-Kabinet 12,926 dhe 2,540 CT-ja. Numri i pacientëve që kanë marrë shërbime në Laborator ka qenë 32,704 dhe janë kryer 130,816 shërbime laboratorike.

Poashtu, në repartin e Hemodializës janë kryer gjithsejt 11,090 shërbime të Dializës (10,001 të Komunës së Gjakovës dhe 1,089 jashtë Gjakovës dhe pjesës Veriore të Shqipërisë).

Menagjmenti I Spitalit ka falenderuar të gjithë punëtorët e Spitalit të përgjithshëm “Isa Grezda” për punën dhe angazhimin e tyre gjatë vitit 2019.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *