Wednesday, April 3, 2024
AktualeGjakova PresssKulturë

Në valët e poezisë së Ali Podrimes

Në  përvjetorin e parë të vdekjes së poetit gjakovar dhe gjithshqiptarë Ali Podrimja , në shenjë nderimi për të,  po botojmë një cikël poetik të shkëputur nga krijimtaria e tij. Lexim të këndshëm!

Nuk kam bërë kurrgjë për Lumin

E pranoj nuk kam qenë i qetë asnjëherë
kam bere njëmijë e një te zeza për te jetuar.
e di lagjja e Bajram Currit, e di lagjja e Cullakeve
e kam prishur qetësinë kur me është pritur
kam thyer dritare kam thyer drunj
kam shterur kroje
ne pusa te Drinit, siç thotë i çmenduri i kodrës se hënës
kam kërcyer nga Ura e Shenjte(mjere ai qe s’ka pasur kurrë ne jete një Urë të Shenjët)
ne fyt kohës i kam mbetur, shihni si shkumbon,
dëgjoni si turfullon për shkak te mirësjelljes,

plehun asnjëherë nuk kam nxjerre jashtë
Lumin kurrë nuk e kam dëgjuar deri ne fund
fjalën, këngën, vajin s’e kam lenë ta kryeje
shpirtin ia kam prure ne maje te hundës
me shantazhe, me kërcënime ia kam helmuar fëmijërinë
nenën ia kam sharë , ia kam share fisin, zotin
për veshi e kam nxjerre nga shkolla, nga loja
neper shtëpi e kam ndjekur si i çmendur
E pranoj, Lumi ka shkuar me larg; nuk ka pasur komplekse fare
askujt nuk i është përkulur, vete zoti  ka qenë
ka thyer dritare me shume se unë lule e ka bërë  Ulpianën
me mire e njeh asfalti i nxehte.
kurrë një rruge nuk është shtegu te ri
për te Bota nuk ka filluar as nuk ka mbaruar ne Gjakove.
ka qene me koke forte se unë, disa here është përgjakur
(për te vërtetën u zura o baba, e nuk e shihja sa kohe)
nuk ka qene i kënaqur me qetësi ne shtëpi
te rrije, një dritare çel vazhdimisht ka kërkuar
pa i rene ne fund kurrë nuk ka pasur zakon ta mbylle përrallen
as c’sheh ne ëndërr te shkruaje, te vizatoje,
aq shume e ka ëndërruar bukendoren, sa dhembet i ka thyer
neper vjershat kosovarce
me ka dashur me shume se unë atë
nuk me ka denoncuar për mall te botes
ajo qe flitet për te nuk është e vërtetë
ne bixhoz asgjë nuk ka lënë..

Një natë nga netët pa gjumë

Zgjohu Kosovë!  Zgjohu nana ime e dashur,

balli dhe emni im i shkelur,

zgjohu,oj!  A po e ndien vajin tim?

A po sheh si ti kam ngulur sytë

mu në zemër, mu në shpirt,

si t`i kam hedhë duart rreth belit

me të përqafu unë, ashti yt?

Zgjohu,Kosovë!

Nga degët e mia të thyera kush po dahet,

këtë vatër kush po e le?

Ç’janë këto gjurmë gjaku që po shtohen

nëpër fytyrën tënde,

këto varre e murana që po sillen vërdallë

rreth shtëpisë sime?…

Zgjohu, Kosovë!  Zgjohu, nëna ime e dashur,

balli dhe emri im i shkelur,

Zgjohu, Kosovë!…

Sonte vetëm mbeta e

në derë të oborrit askush s’po më troket,

askush më, thua vdekur jam e harruar

Në këto troje e suka gjaku.

Thua më është shkrimbur hisja

e mbyllur dera e konakut…..

Zgjohu, Kosovë, flakë e hershme e ashtit tim

t`pëlcitur.

Bota në ty le të kallet!

 

LUM LUMI

A thua është dita jote e fundit në spital

do t’i biem deri në fund a thua

edhe kësaj dite të lodhur në orën e familjes.

Nuk të kam sharë as nuk të kam rënë kurrë

vetëm të kam thënë; Ai në hapsirë atje larg jam Unë.

Në jetë, në art vrasësit më të mëdhenj janë frikacakët.

Mjeshtëria e tyre; gjuajtja në gabime, dhelpëria.

Ti mëso të duash vogëlush. Ti mëso të ecësh me këmbët e tua

mbi të keqen mbi të mirën, mendo me kokën tënde

kurrë mos pështyj në dashuri, as në pleh;

Mallkim i fisit.

Shkolla jote antike; të dish të çelësh derën e shtëpisë

Në çdo kohë,

Të dish të thuash fjalën kur duhet thënë.

Urrejtja është më e rëndë se vrasja.

Me ditë me shikon nga krevati i vjetër; spitali tepër i vogël

për dhimbjet e tua

për shtatë plagët e tua

për ditët, për netët e tua plot klithje.

spitali tepër i vogël

i vogël tepër spitali

nën te Danubi i thellë e i kaltër.

A thua tërë jetën do të na vijë era jod

sëmundje, murtajë

do pështyjmë gjak e vrer,

a thua tërë jetën t’i dezinfektojmë plaçkat, ëndrrat, fjalët.

A thua edhe këtë ditë do ta kalojmë në spital.

Të shikoj; në syrin tënd flaka, etja, qielli,

Në syrin tënd asnjë dredhi, asnjë mllef

pastërtia e syrit tënd më ka përpirë të tërin.

Në fund të syrit tënd

hap fatin tim të kobshëm.

Ai nuk jam Unë

Ai nuk je TI

Kush jam, kush je?

Syri yt mbyllet, dhe frëngjia në Kullë.

Poezia më e bukur ende s’është shkruar

as do të shkruhet

përderisa zhytësit ende jetojnë

Vogëlushi im, thellësia mashtron, vetëm largon nga e vërteta

dhe çdo fund është tragjik.

Po ç’ka aty poshtë në materie

Miu i Bardhë, antimateria.

Do të vijë koha kur do të më hapësh si një libër

të vjetër psalmesh

kur do të mësoj të ecësh nëpër pluhurin tim

por koha ecën shpeshherë në shpinë të breshkës.

A thua na u sosën fjalët, këngët,

na mundi ëndrra, udha,

a thua edhe kjo ditë po na lë me shpirt ndër dhëmbë.

Ti je më i madh, vogëlush, më i fortë se ky spital

për inat këtë ditë ta sosim deri në fund.

Lum Lumi.

 

ME QENË

Të jesh shqiptar
e vdekja të mos të gjejë
edhe në skaj të botës
e pamundur është

Të jesh shqiptar
e ndonjë qen të mos të ndjek
deri në varr
e pamundur është

Shqiptar të jesh
botën varr të mos e kesh
e pamundur është
e pamundur

Në trupin tim
plaga më e thellë
sa më afër
Bregut
lum lumi nuk është në linjë

UNE, BIRI YT KOSOVE

 Unë, biri yt, Kosovë t’i njoh dëshirat e heshtura,

t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj,

t’i njoh vuatjet, gëzimet, vdekjet,
t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tuka të kulluara;
ta di gjakun që të vlon në gji,
dallgën kur të rrahë netëve t’pagjumta
e të shpërthej do si vullkan:-
më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë.
Unë biri yt.

EPIKA

Me shekuj kam shitur gjakun
e rritur jam me gjakun e shitur
Me shekuj kam hëngër me veten
e ditur s’kam të qesh me veten c tepruar…
Miq,
Kosova është gjaku im që nuk falet!

 

PARISI, VENDLINDJA

Do të hyjmë në Paris
gurin tonë aty do ta ngulim,
nuk do të na presë Teuta, Genti,
nuk do të na presë hordhi e egër romake,
nuk do të na presë njeri i gjallë.

Në Paris do të hyjmë;
ëndërrat do t’i varim në krahë të lejlekëve
te një krua do t’i lajmë sytë, duart lythore,
do t’i lëmë netët ballkanike pas shpine
vallet, këngët, baladat, përrallat,
vetëm fyellin do ta marrim
t’i biem kur të na rrokë malli,
kur humbim në grumbullin e klosharëve,
të hijeve,
të minjve,
deri vonë rrugëve të Parisit në metro marramenthi:
do t’i marrim erë ftoit të vendlindjes
për kohët pis do të flasim me gishta,
nuk do të shkelim asnjë mizë,
nuk do të trembim asnjë zog,
nuk do të derdhim zjarr, vrer,
mbi kokë të njeriut,
Evropës së përgjumur s’do t’i përulemi
as perëndive të krisura.
Ma jep besën, Lum Lumi,
se nuk do të harrojmë vendlindjen.

Paris, maj 1981

 

DASHURIA

Koha eshte te duhemi
te kesh besim ne mua kur te them: Trime,
te kem besim ne ty kur me thua: Trim.
Por koken time kryenece shume kurthe ngrite,
shume e pushket mbushi babai yt, fisi yt,
nje mije e nje te zeza kurdise ku do ma zije priten.
E nen kulm banonim,
nga frengjia me drite me peshove,
me dite lexoja Shekspirin ne hijen e Kulles,
se mos do te takoj te kroni i shpresave.
Ma ruaj syrin, dashuria ime,
ma ruaj shpinen nga dielli, nga acari!
Kam frike se ma therin syrin cubat e territ,
kam frike se me vrasin pas shpine te pabeset.
Dashuria ime, ma zgjat doren ta kapercejme kete
uje te madh,
i huaj s’jam as vij nga toke e vdekshme.
Ne fund te livadhit te kositur a po sheh:
ai kali i bardhe eshte yni e tash pergjithmone.
Me shikon drejt ne sy, leri zenkat, fjalet, sharjet,
Une do te te sjell Lulen nga zemnra e Bjeshkes,
do ta ndez llamben ne Kulle,
do ta hedh faren ne token e re.
Kur te desha, coja dashurie me nje grua te marre,
e mehalla jeohnte nga shpifjet.
Na iku jeta, trime, s’menduam pak edhe per vete,
Koha eshte te duhemi.

NJË NATË  PA GJUMË…

Zgjohu Kosovë!Zgjohu nëna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
zgjohu,oj!A po e ndien vajin tim?
A po sheh si ti kam ngulur sytë
mu në zemer,mu në shpirt,
si t`i kam hedhur duart rreth belit
per të përqafuar unë, ashti yt?

ZGJOHU , KOSOVE!

Nga degët e mia të thyera kush po dahet,
këtë cater kush po e le?
Ç`janë keto gjurmë gjaku që po shtohen
nëper fytyren tende,
këto varre e murana qe po sillen vërdallë
rrethë shtëpisë sime?…
Zgjohu, Kosovë!Zgjohu, nëna ime e dashur,
balli dhe emri im i shkelur,
Zgjohu, Kosovë!…

Sonte vëtem mbeta e
në derë të oborrit askush s`po me troket,
askush më, thua vdekur jam e harruar
Në keto troje e suka gjaku.

Thua më është shkrimbur hisja
e mbyllur dera e konakut…..
Zgjohu, Kosovë, flakë e hershme e ashtit tim
t`pelcitur.
Bota në ty le të kallet!