Neser turneu “Shqiponja ‘13”
Më 7 dhe 8 Mars në sallën e sporteve në Junik zhvillohet turneu tani më ndërkombëtar tradicional për nder të 8 Marsit, “Shqiponja 2013”.
Ky turne organizohet nga KH Shqiponja në bashkëpunim me Federatën e Hendbollit të Kosovës, Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sporteve dhe Kuvendin Komunal të Gjakovës.
Këtë vit pjesëmarrës do të jenë Përfaqësuesja U17 e Bullgarisë, Përfaqësuesja U17 e Kosovës, KH Nikshiqi nga Mali i Zi, fitues nga viti i kaluar dhe skuadra vendase Shqiponja./radiogjakova/