NGA E SHTUNA PRITET LEHTËSIM I MASAVE ANTICOVID
Komiteti për menaxhim të pandemisë COVID-19 në mbledhjen e sotme ka propozuar lehtësim të masave anti-COVID. Kufizimi i lëvizjes është propozuar të jetë deri në orën 24:00, ndërsa orari i lokaleve të gastronomisë është lejuar deri në 23:00. Po ashtu është lejuar hyrja në Kosovë me dy vaksina pa pasur nevojë për testin PCR. Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi tha se këto propozime të Komitetit nesër pritet të votohen në Qeveri, ndërsa hyjnë në fuqi të shtunën.