Tuesday, December 31, 2024
Kulturë

Nga Tirana në skenën e Gjakovës “Mbyllja e dashurisë”

Në kuadër të kalendarit mujor të shfaqjeve teatrore të teatrit “Hadi Shehu” në skenën e Gjakovës, të shtunën në mbrëmje erdhi drama nga Tirana, “Mbyllja e dashurisë”. Është një dramë e konceptuar në formën e dy monodramave, me një tekst të shkëlqyer nga Pascal Rambert. I kushtohet dashurisë së shteruar dhe ka në qendër dy personazhe, që edhe në jetën reale ishin aktorë. Pikërisht aty në skenë, ata kishin vendosur të flisnin për herë të fundit për ndarjen, të flisnin për të kaluarën dhe të tashmen e tyre.

Drama e shkruar nga Pascal Rambert, me regji të Eric Vigner rrëfen fundin e marrëdhënies së një çifti. E përbërë nga dy monologje, erdhi mjeshtërisht me lojën e aktorëve Luiza Xhuvani dhe Vasjan Lami.

Për Xhuvanin dhe Lamin, si gjithmonë, ishte  kënaqësi të gjendesh në qytetin e Gjakovës, që i dha shumë aktorë, skenës shqiptare dhe mes publikut gjakovar, i cili sipas tyre është shumë artdashës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *