Thursday, March 28, 2024
Kulturë

Ngrihet lartë vepra e Halil Muhaxherit

halil-muhaxhri-197x300Akademia e Arteve në Prishtinë ka organizuar një akademi përkujtimore në nderim të figures së Halil Muhaxherit, piktorit dhe profesorit të këtij fakulteti që vdiq ditë më parë.

Dekani i fakultetit, Adem Rusinovci, ka thënë se artistët vdesin të papërmbushur sepse asnjëherë nuk kënaqen me atë që e kanë mbërri. “Profesor Muhaxhiri e pëlqente vetminë në vend të masës, izolimin në vend të popullaritetit, qetësinë në vend të zhurmës, Gjakovën në vend të kryeqytetit, mbijetesën në vend të pasurisë”, është shprehur Rusinovci, duke thënë se jeta gjithmonë e humb betejën me artin.

Miku, shoku i fëmijërisë dhe kolegu i të ndjerit Muhaxheri, Esat Valla ka thënë se veprat dhe idetë e dobishme të Halilit mbeten gjithmonë të gjalla dhe jetojnë në pafundësi. “Veprat pikturale të Halilit dëshmuan dhe ekspozuan një shpirt të fuqishëm të një piktori i cili kishte duar të arta dhe sublimoi figuracionin, ngjyrën, dritë-hijen, kështu duke i bërë të përjetshme veprat dhe prezencën e tij intelektuale”, është shprehur profesor Valla.

Ylber Muhaxheri, i biri i Halilit, ka falenderur gjithë të pranishmit, në veçanti kolegët e të atit, për të cilët tha se i janë gjendur famijes në momentet e fundit të jetës së babit të tij.

“Krijimtaria e një artisti jeton edhe shumë kohë pas vdekjes së tij. Në rastisë e babit nuk janë vetëm pikturat ato me të cilat ne do ta kujtojmë atë, janë edhe veprat e tij të përditshme me të cilat ne e kujtojmë, sepse në çdo moment të jetës së tij ai ka qenë krijues”, tha për fund Ylberi./radiogjakova/