Wednesday, February 7, 2024
Aktuale

Ngrohtorja e qytetit do të ngrohë nga 15 dhjetori

Ngrohtorja_21444913385Anipse fillimisht ishte planifikuar që ngrohja të filloi me 1 dhjetor, Ngrohtorja e qytetit në Gjakovës, sezonin ngrohëse për këtë vit, do ta filloi me 15 dhjetor. Këtë lajm e ka bërë të ditur për Radio Gjakovën, drejtori  Admir Shala. Sipas tij gjatë  pritet nënshkrimi i kontratës me kompaninë e cila do të bëjë furnizimin e ngrohtores me mazut, gjë e cila është arritur pas sigurimit të mjeteve përkatësisht ndihmës nga ana e Kuvendit të Komunës së Gjakovës, në lartësi prej 202 mijë 500 euro, si dhe mjeteve nga Qeveria Qendrore.

Sipas Shalës, për një furnizim konstant dhe cilësor të shfrytëzuesve të energjisë termike nga Ngrohtorja e Qytetit në Gjakovës,  problem të madh paraqet vjetërsia e kaldajave të ngrohtores si dhe gjendja në rrjetë, të cilat  shkaktojnë humbje të mëdha.